Deri në fund të javës, pjesë të Shteteve të Bashkuara do të vuajnë temperatura shumë të ulëta që do të bien deri në minus 53 gradë, paralajmërojnë meteorologët, duke shtuar se kjo ndodh një herë në 25 vjet.
Temperaturat nën zero do të ndikojnë në të paktën 55 milionë njerëz.
Gjendja e jashtëzakonshme u shpall në Wisconsin, Michigan, Illinois, Alabama dhe Misisipi, dhe autoritetet në Iowa paralajmëruan qytetarët që të mos marrin frymë thellë në ajër gjatë qëndrimit jashtë.
Mijëra shkolla janë të mbyllura, kryesisht në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara.
Zyra Amerikane e Meteorologjisë njoftoi se vetëm 10 minuta qëndrimi në një ftohje të tillë mund të çonte në ngrirje të rëndë.
Kjo situatë metereologjike është shfrytëzuar politikisht nga presidenti Trump, armik i pretendimit dhe alarmit mbi ngrohjen globale.
Me këtë rast ai shkroi në Twitter, se “në perëndimin e bukur të Lindjes”, temperaturat e akullta arrijnë minus 60 gradë dhe se njerëzit nuk mund të qëndrojnë jashtë për disa minuta.
“Ku janë gabuar ata që pretendojnë ngrohjen globale?”, shkroi Trump.