Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga një vale e të nxehtit afrikan dhe temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius.
Ndërkohë, sot do të jetë dita më e nxehtë e 6-mujorit të parë të 2021.
Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sot disa këshilla se si mund të shmanget vapa në këto ditë vere.
Sipas ISHP duhet patur shumë kujdes që të mos kryhet aktivitet i fuqishëm fizik gjatë periudhës së nxehtë të ditës. Po ashtu duhen shmangur pijet e nxehta, si kafe, çaj apo dhe ushqimet e nxehta pasi rrisin dehidratimin.
Kujdes të shtuar duhet të kenë të moshuarit dhe fëmijët dhe veshja duhet sa më e lehtë, si dhe këshillohet mbajtja e kapelës dhe syzeve.
Në këto ditë të nxehta sipas ekspertëve duhet që të konsumohen ushqime të freskëta dhe të pihet sa më shumë ujë.