Gjykata e Lartë ka prishur dhe ka kthyer për rigjykim vendimin e Apelit që ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Mistrisë së Brendshme, të akuzuar për abuzim me tenderin prej 2,8 miliardë lekë të pajisjes së policisë me uniforma.
Vendimi i Gjykatës së Lartë përfshin 7 prej tyre, mes të cilëve edhe Edlira Naqellarin, dhe 1 tjetër në arrest shtëpie.
SPAK akuzon të dyshuarit për “shkelje të barazisë në tendera”, përmes ndryshimit të kushteve e kritereve të tenderit dhe favorizimit të një prej kompanive garuese.
Sipas dosjes së prokurorisë, procedura e tenderit “Blerje e shpërndarjeve e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, duhet të zhvillohej në tri pjesë, por është bashkuar në një të vetme nga zyrtarët e dyshuar.