Aktualitet Zyrtarizohet/ Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Zyrtarizohet/ Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Lajmi, i cili qarkulloi në media pak ditë më parë tashmë është zyrtarizuar. Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është emëruar zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ardi Veliu dha dorëheqjen një muaj më parë nga drejtimi i Policisë së Shtetit, por në letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama ai shprehte dëshirën për një bashkëpunim të dytë.

Rama nuk ka vonuar dhe e ka bërë Veliun pjesë të kabinetit qeveritar. Surprizë është fakti i emërimit të tij në MIE, pasi për shkak të profilit, alternativë më e mundshme do ishte ministria e Brendshme apo ajo e Mbrojtjes.

Letra e dorëheqjes së Veliut shkaktoi shumë reagime në media për shkak të gabimeve drejtshkrimore. Për sa kohë drejtoi uniformat blu, ai ishte një figurë e sulmuar.

Ardi Veliu u emërua në vitin 2018 si drejtor i Policisë së Shtetit me firmën e kryeministri Rama dhe propozim të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt. Ai zëvendësoi në detyrë Haki Çakon, ndërsa më herët ka pasur poste drejtuese në Policinë e Shtetit.