Sport Tension i lartë në Milanello, Ibra përballet me Gazidis: Klub pa projekt,...

Tension i lartë në Milanello, Ibra përballet me Gazidis: Klub pa projekt, ky nuk është Milani im

Tension i lartë në shtëpinë e Milanit. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Ivan Gazidis u kthye në Milano pas tre muajve me qëllim informimin e ekipit për marrëveshjen e arritur për uljen e pagave. Në realitet, janë edhe disa çështje të tjera për t’u zgjidhur, si e ardhmja Zlatan Ibrahimovicit, të cilit i përfundon kontrata. Pjesa më e madhe e ekipit, nuk e ka pëlqyer momentin që ka zgjedhur administratori për të komunikuar uljen e pagave.

Gazidis u solli futbollistëve lajmin se Elliott kishte pranuar propozimin e tyre (uljen 50% të pagës së prillit dhe 30% të këtij muaji). Ish-drejtuesi i Arenalit kishte menduar se në këtë mënyrë do t’i motivonte kuqezinjtë, duke u shpjeguar se kompromisi ishte i dobishëm për ta, por gjërat shkuan ndryshe.

Reagimi më i fortë ishte i Zlatan Ibrahimovicit, i cili mësohet se i është drejtuar me fjalët: “Nuk është më Milani im, nuk ka asnjë projekt, nëse unë jam këtu, është vetëm për pasion”. Suedezi është mërzitur nga shkarkimi i Zvonimir Bobanit, i cili ndikoi në kthimin e tij te kuqezinjtë. Është e vërtetë që lidhja shpirtërore e suedezit me Milanin është e fortë, por sulmuesi nuk ka gjasa të mbetet me Milano në këtë situatë.

I pari që foli pas fjalimit të Gazidis ishte kapiteni Alessio Romagnoli, i cili i kërkoi llogari Gazidisit pse kishte zgjedhur këtë moment, për të komunikuar vendimin për uljen e pagave (para gjysmëfinales së Kupës kundër Juventusit).

Administratori i deleguar u përgjigj me vendosmëri, pa e humbur kurrë durimin e tij, duke shpjeguar se çështja e pagave ishte zgjidhur nga zyra e Londrës vetëm një ditë më parë. Për më tepër riafirmoi dëshirën e pronarëve për të investuar, duke filluar me projektin e stadiumit. Gazidis i kërkoi ekipit të jepte 100% në këtë fazë të fundit të sezonit, duke theksuar gjithashtu se të gjithë janë në vëzhgim në rolet përkatëse.

Mungonte në këtë përballje të skuadrës me Gazidis Paolo Maldini, ndërsa trajneri Pioli thjesht shikonte i heshtur, i vetëdijshëm se hija e Ralf Rangnick është gjithnjë e më e pranishme.