Extra Zara mbyll 1200 dyqane

Zara mbyll 1200 dyqane

Zara do të mbyllë 1200 dyqane në të gjithë botën dhe do të ketë si prioritet rritjen e shitjeve online.

Grupi spanjoll Inditex, pjesë e të cilit janë markat Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Massimo Dutti, do të nisë fillimisht me mbylljen e dyqaneve të vogla. Mbylljet do të jenë më së shumti në Azi dhe Europë.

Inditex, një prej prodhuesve më të mëdhenj të veshjeve në botë, është goditur rëndë nga pandemia, duke pësuar 44% rënie të shitjeve.

Shoqëria Inditex ka pësuar një humbje neto prej 409 milionë euro në tremujorin e parë të vitit.

Ndërsa në maj rënia ka qenë 51%, një bilanc ky jo shumë negativ nëse marrim parasysh faktin që 90% e dyqaneve në këtë periudhë kanë qenë të mbyllur.