Aktualitet Tension te “5 Maji”, banorët përplasen me policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Tension te “5 Maji”, banorët përplasen me policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Tre banorë të zonës së 5 majit në Tiranë janë shoqëruar në polici, pasi janë përplasur me efektivët për shembjet e banesave.

Në këtë zonë vijojnë përplasjet mes banorëve dhe efektivëve që prej mëngjesit të sotëm.

Një pjesë e banorëve kanë hipur sipër çative apo mureve rrethuese dhe luten që IMT-ja të mos u shembë shtëpitë e tyre.

“Mos na i prishni shtëpitë ju lutem, i kemi me djersë. Ose na jepni një hyrje ku të futeni”, u shpreh një grua. Ndërsa një tjetër u shpreh se është gati të vritet për të mbrojtur banesën e saj.

Për të shpërndarë banorët policia hodhi edhe gaz lotsjellës.

Në këtë zonë pritet të shemben 400 banesa, si pjesë e një projekti rindërtimi.

Shumica e banorëve nuk janë dakord me kontratat e dhëna nga bashkia. Ata e quajnë këtë proces një vjedhje të pronës private.