Një tjetër protestë është zhvilluar paraditen e sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Ajo është organizuar nga shoqëria civile dhe partitë e opozitës.
Nuk kanë munguar edhe tensionet pasi në një moment janë hedhur flakadanë dhe molotovë ndaj godinës. Kanë ndërhyrë forcat e policisë që kanë shuar flakët.
Përveç molotovit dhe flakadanëve, protestuesit hodhën edhe bojë të zezë dhe mollë drejt Bashkisë.
Pas situatës së krijuar me molotovë, protestuesit para bashkisë së Tiranës nuk janë ndalur.
Edhe pse forcat policore janë rreshtuar para godinës, disa protestues po tentojnë me forcë të shkatërrojnë rrethimin e hekurt. Mes tyre shihet edhe deputeti i PD Flamur Noka, por edhe përfaqësues të tjerë të opozitës.