Shërbimi Sekret Amerikan, i ngarkuar me sigurinë e presidentëve të SHBA, do të dërgojë një ekip agjentësh për të forcuar më tej masat e sigurisë rreth kandidatit demokrat për president Joe Biden.
Sipas Washington Post, një ekip agjentësh tashmë është dërguar në Wilmington, Delaware, si një përforcim që do të marrë detyrën të Premten dhe do të mbrojë Biden ndërsa selia e tij përgatitet për mundësinë e shpalljes së fitores në zgjedhjet presidenciale.
Kjo u konfirmua për gazetën amerikane nga dy burime pa emër, duke deklaruar se ekipi i ri do të formojë një “flluskë mbrojtëse” rreth Biden, pasi selia e kandidatit demokrat informoi shërbimin se ata do të vazhdonin të përdorin qendrën e konferencave në Wilmington për të paktën një ditë tjetër.
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Catherine Milhoan nuk pranoi të komentojë mbi akuzat.