Situata në Gjirin Persik po përkeqësohet: Në mesin e tensioneve me Iranin, Britania e Madhe dërgon anijen e luftës “HMS Duncan” në gji, që duhet të sigurojë transportin e anijeve në rajon.
Anija e luftës, „HMS Duncan” do të sigurojë në fregatën “HMS Montrose”, e cila tërhiqet nga shërbimi për shkak të kontrolleve teknike, bëri të ditur qeveria britanike. Kjo anije lufte do të tregojë prezencë të vazhdueshme për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave. Sipas të dhënave britanike, “HMS Montrose” të enjten arriti të zmbraps një sulm të motobarkave iraniane ndaj një anije çisternë britanike, gjë që Irani e hodhi poshtë.
Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt deklaroi, se Britania e Madhe do ta shmangë shkallëzimin e situatës. As Britania e Madhe dhe as aleatët e saj nuk e duan një konflikt, duhet ruajtur gjakftohtësia.
Të premten ekuipazhi iranian u lirua kundrejt garancive, por anija mbetet në vend. Të enjten e kaluar para brigjeve të rajonit britanik të Gjibraltarit u ndal anija iraniane çisternë “Grace 1″.
Kjo anije dyshohej, se përkundër embargos së BE në fuqi po transportonte naftë iraniane në Siri. Sanksionet europiane drejtohen kundër regjimit të pushtetmbajtësit Bashar al-Asad. Kapiteni, oficeri i parë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u ndaluan. Konfiskimi i anijes së transportit i ashpërsoi shumë tensionet mes Teheranit dhe Londrës. Irani e quajti veprimin e autoriteteve britanike si akt të „piraterisë” që nuk do të mbesë “pa pasoja”.