Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar pas ngjarjeve në KZAZ-në e Shkodrës ku zyrtarë të bashkisë dhe mbështetës të PD-së dogjën disa materiale zgjedhore ndërsa iu flaka një shkolle të këtij qyteti.
Në një reagim në Facebook, Topalli thotë se ku nuk është një reagim i duhur.
“Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.
Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracisë.
Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.
Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat. Shqiptaret duan paqe. 3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 vetëve”, shkruan Topalli.