Shkarkohet nga detyra, drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur.
Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini“!