Tensionohet situata në Fakultetin e Drejtësisë mes studentëve të ngujuar që kanë bojkotuar mësimin dhe studentëve që kërkojnë të zhvillojnë mësim.
Paraditen e kësaj të premte dy grupe studentësh kanë tentuar të përplasen fizikisht, ndërkohë që policia private ka njoftuar Policinë e Shtetit.
Rektori i Universitetit Mynyr Koni ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentët që kanë bojkotuar mësimin.
Një prej tyre u shpreh për ABC News se studentët që donin të hapnin barrikadën ishin të nxitur politikisht: “Ishin rreth 3 persona të nxitur politikisht që u munduan të hapnin barrikadën. Ne u munduam të ruanim qetësinë”.
Ditën e enjte studentët e Fakultetit Juridik u mblodhën përpara Rektoratit të Tiranës, ku kërkuan të merren masa për nisjen e procesit mësimor edhe në Fakultetin e tyre. Sipas tyre, auditoret po mbahen të bllokuara nga një grup i vogël që nuk përfaqësojnë shumicën.