Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shoqëruar në polici, pasi tentoi t’i bllokonte rrugën gjatë ditës së sotme kryeministrit Rama, i cili ishte në një takim ditën e sotme në fshatin Linas të Cërrikut.
Në një prononcim për “Report Tv”, ish-deputeti u shpreh se është kërcënuar me jetë nga ish-drejtori i policisë së Fierit, aktualisht zv/drejtor në Elbasan Albert Nushi.
“Ishte një përplasje fizike me ish-drejtorin e Fierit, atë që paguante Fredi Alizotin, që ka dy akuza të rëndë në kurriz të tij dhe na e kanë sjellë për të pastruar në Elbasan. Ishim në bordurën e urës për protestën tonë. Protesta nuk kishte nisur. Me atë brutalitetin e tij, na ka kërcënuar me jetë, më ka kërcënuar mua. Nuk është gjë e mirë që e them LIVE, por e vërteta është e vërtetë.
Këto janë ato ish-drejtorët që e kap për veshi Fred Alizotin në përgjim dhe bën cubin me qytetarët me ne. Këta janë ata maskarenjtë që tentojnë që të mbyllin gojën dhe të godasin qytetarët. Protesta nuk kishte nisur, por prisnin kalimin e ‘kortezhit’ të Ramës, se ashtu është ai kur vjen në zonat tona. Këta nuk kursejnë asgjë. Policia merr urdhra politikë, paguhet nga krimi. Kjo ishte shprehje proteste sipas të gjitha standardeve. 13 Prilli po vjen, protesta do të jetë më e fortë, dhe përgjigjen do ta marrë Rama, Fred Nushi dhe të tjerët” tha ai.