Dy vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi, tentuan të vrasin me thikë një 45-vjeçar në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Prokop Mima” në Selitë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllezërit e moshës 23 dhe 26 vjeç kanë tentuar të vrasin me thikë 45-vjeçarin me iniciale V. M.
Polica ka sekuestruar thikën, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.