Bota Tërbohen britanikët, Spanja iu kërkon të dëshmojnë se mund të shpenzojnë 85...

Tërbohen britanikët, Spanja iu kërkon të dëshmojnë se mund të shpenzojnë 85 £ në ditë gjatë pushimeve

Qeveria spanjolle ka nxjerrë rregulla të reja ku thuhet se turistët nga Britania e Madhe duhet të dëshmojnë se kanë para të mjaftueshme për të shijuar qëndrimin e tyre në Spanjë.

Britanikët gjithashtu duhet të sigurojnë dëshmi të akomodimit dhe dëshmi të një fluturimi kthimi ose biletë.

Pasi janë informuar me vendimin se duhet të dëshmojnë se mund të shpenzojnë 85 £ në ditë kur udhëtojnë në Spanjë gjatë verës, britanikët kanë reaguar të “tërbuar” në rrjetet sociale.

Lëvizja është pritur me reagime të kundërta nga agjencitë e udhëtimit, me shumë që argumentojnë se Mbretëria e Bashkuar kontribuon jashtëzakonisht shumë në sektorin spanjoll të turizmit.

Përdoruesit e mediave sociale gjithashtu kritikuan politikat e ashpra.

Një person shkroi: “Le të shohim se ku do ta marrin turizmin e tyre tani nëse njerëzit zgjedhin vende të tjera.. fat të mirë Spanjë!”

Një tjetër ngriti pyetjen: “A është edhe e zbatueshme kjo? Për të kontrolluar nëse keni të paktën 600 £ për të shpenzuar, ata do të duhet të kontrollojnë gjendjen tuaj bankare.