Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në qytetin e Korçës dhe në zonat përreth.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 4.4, ndërsa epiqendra ka qenë 10 kilometra në juglindje të Bilishtit.
Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 3.4.
Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.