Sport Tërmet në “Anfield Road”, Liverpool asfalton 7-0 rivalët e përjetshëm të Man....

Tërmet në “Anfield Road”, Liverpool asfalton 7-0 rivalët e përjetshëm të Man. United

Çfarë rezultati! Manchester United asfaltohet dhe  turpërohet në fushën e armiqve më të urryer, Liverpool-it të Jurgen Klopp që rilind me një fitore historike.

7-0 triumfojnë “The Reds” në ndeshjen që do ta mbajnë mend gjatë. Një ndeshje e çmendur nën ritmin e “You’ll Never walk Alone” ku publiku vendas shpërtheu në festë pas 93 minutave frenetike. Gakpo, Salah dhe Nunez nga dy gola për kokë dhe më pas Firminho për uraganin e kuq.

Me këtë dygolësh, Mohamed Salah arrin në kuotën 128 në Premier League me fanellën e Liverpool, duke barazuar ish-bomberin e “kuq” Robbie Fowler.

Me këtë fitore, Liverpool afrohet edhe më shumë me zonën Champions League por momentalisht ndodhet në vendin e pestë me 42 pikë, 3 më pak se Tottenham por gjithashtu edhe me një ndeshje më pak ndërsa Manchester United mban vendin e tretë me 49.