Video të shumta janë duke u shpërndarë online pas tërmetit 6.8 Rihter që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes.
Pamjet vijnë gjatë një koncerti që po transmetohej drejtpërdrejt në median turke TRT 2.
Në momentin e lëkundjeve një heshtje ka përfshirë studion dhe prezantuesi iu kërkon spektatorëve që të qëndrojnë pa lëvizur.
Në një tjetër televizion, prezantuesit “lëkunden” nga tërmeti, i cili zgjat për disa sekonda.