Sizmiologët iu kërkojnë qytetarëve të mos i kapë paniku nga lëkundjet e tokës që po ndodhin për gati një muaj, pasi janë normale. Edhe pse tërmeti i regjistruar një ditë në parën, në orën 17.03, ishte me magnitutë 4.3 sipas shkallës rihter dhe u ndie shumë, për sizmiologët nuk është shqetësuese.
Sipas tyre numërohen 2000 pas goditje që nga tërmeti i 26 nëntorit dhe vetëm tre kanë qenë me magnitutë 5, ndërsa të tjerët kanë qenë më të vegjël.
Sizmiologët thonë se pas goditjet e tërmetit bëjnë mirë për çlirimin e energjisë së pllakave tektonike.
Ndërkohë, së bashku me një ekip sizmiologësh gjermanë ka nisur një studim i të gjithë zonës nga Karpeni i Kavajës deri në afërsi të Lezhës në lidhje me atë çka po ndodh.
Por nga ana tjetër, tërmeti i 26 nëntorit dhe pasgoditjet që po ndodhin duhet të shërbejnë si alarm për të investuar në pajisje dhe për të modernizuar rritjen e monitorimit të lëkundjeve të tokës në mënyrë që në të ardhmen të ndërtohet mbi baza të forta dhe të dhëna të sakta sizmike.