Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Greqi. Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,9 i shkallës rihter, ndërsa epiqendra e tërmeti ka qenë sërish në Larisa, aty ku një ditë më parë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 6 i shkallës rihter.
Nga mediat greke nuk ka raportime për viktima apo dëmtime të banesave. Ndërsa banorët e Larisës kanë lënë sërish banesat dhe po qëndrojnë jashtë nga frika e ndonjë lëkundjeje tjetër.
Nga tërmeti i së mërkurës në Greqi u regjistruan dëme materiale, fatmirësisht pa viktima.
Videoja më poshtë tregon vjen nga një dyqan në Larisa që ka regjistruar lëkundjet tërmetit të djeshëm.