Një tërmet i fuqishëm 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë ka tronditur sot Shqipërinë.
Tërmeti ka zgjatur për disa sekonda dhe lëkundjet kanë qenë tepër të forta duke ngjallur panik tek qytetarët.
Epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 1 km nga Durrësi.
Goditja e parë është pasuar nga një tjetër e fortë në orën 16. 15, e ndjerë kudo në kryeqytet.
Tërmeti ishte 5.8 Rihter dhe IGJEUM tha se është tërmeti më i fortë që ka goditur vendin tonë në 30 vitet e fudit.