Mes shumë jetëve të shpëtuara nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues në Turqi e Siri, janë dhe ato të kafshëve shtëpiake.
Kështu, në një rast në Siri, një qenush u gjet i gjallë në rrënoja nga ekipet e shpëtimit, të cilët duhej të pastronin rrënojat rreth tij dhe nga ana tjetër ta bënin me aq kujdes që të mos e lëndonin.
Në video shihet në sytë e kafshës mirënjohja dhe padurimi për të shpëtuar përfundimisht nga rrënojat. Ai është i lodhur, i dehidratuar, por i shëndetshëm.
During the analysis of the rubble, rescuers found a dog that survived the collapse of a building during earthquakes.
The dog stuck under the rubble, despite being tired, was clearly delighted with the people and the water that they had with them. pic.twitter.com/dCfVfyS3CP
— Avia.Pro – 🛡️Foreign Affairs – 📡Geopolitics (@avia_pro) February 8, 2023