Aktualitet Bie nga lartësia, ndërron jetë punëtori në Tiranë

Bie nga lartësia, ndërron jetë punëtori në Tiranë

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia ku po punonte.

Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.