Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu tha, një ditë pas tërmetit që goditi qytetin lindor të Elazig, se 39 njerëz ishin shpëtuar nën rrënoja.
Një numër i madh i ekipeve të shpëtimit morën pjesë në operacionet, ke veçojnë nxjerrja e një fëmije gjallë, e po ashtu dhe e një gruaje shtatzënë.
Soylu konfirmoi se deri më tani janë 22 humbje jetësh dhe 1.030 të plagosur.
Një operacion shpëtimi nën rrënojat e tre ndërtesave është ende në vazhdim në qytetin Elazig. Një total prej 1,167 shpëtimtarësh dhe 235 automjete marrin pjesë në operacione.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të ofruar ndihmë për zonat e prekura, ndërkohë që do të dërgohej aty dhe disa ministra.
Epiqendra e tërmetit me madhësi 6.8 sipas shkallës Richter u regjistrua në 20:55 me kohën lokale në Sivrice, jo larg nga qyteti Elazig, afër kufirit sirian. Tërmeti u ndje edhe në qytetet përreth si në Adana, Hatay dhe Osmaniye, dhe në pjesët veriore të Sirisë dhe Irakut.