Shqipëria ka kaluar një ditë të vështirë një ditë më parë, për shkak të një tërmeti që shkaktoi viktima, të plagosur dhe shumë dëme materiale. Personalitete nga të gjithë fushat janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, ndërkohë që në rrjetet sociale kanë qenë të shumtë futbollistët që kanë bërë postime mbështetëse.
Veç lojtarëve të kombëtares, atyre të huaj që kanë luajtur në Shqipëri dhe luajnë akoma, ka edhe emra si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që nuk e harrojnë origjinën, edhe pse kanë zgjedhur të përfaqësojnë Zvicrën.
Surpriza është një futbollist serb, mesfushori Nemanja Matic i Manchester United. Pas tërmetit në Shqipëri, ai ka publikuar një mesazh të mbështetjes në rrjete sociale. Në llogarinë e tij në “Instagram” ai ka shkruar në anglisht: “Lutemi për Shqipërinë”.