Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë ka lëkundur Shqipërinë, i cili e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik, 6 km larg qytetit të Durrësit. Tërmeti shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale sidomos në Tiranë dhe Durrës, ndërsa nga raportet paraprake thuhet se ka mbi 50 të plagosur.
Në lidhje me ngjarjen, Shqipërisë i kanë ardhur edhe ndihmat e para. Kryeministri Edi Rama ka folur në telefon me kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili i ka shprehur solidaritetin e plotë të Italisë dhe gatishmërisë për të mbështetur Shqipërinë në përballimin me pasojat e tërmetit të rëndë që ra mbi vendin tonë.
Ndërsa qeveria e Kosovës ka ofruar ndihma financiare për dëmtimet e shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri.
Raportohet se edhe Kryeministri Edi Rama ka anuluar udhëtimin për New York ku do të merrte pjesë në OKB. Rama ndodhet në Frankfurt dhe pritet të kthehet në orët në vazhdim në Tiranë.