Aktualitet Tërmeti / Rudina Xhunga: Këto jetë nuk i mori vetëm fatkeqësia natyrore,...

Tërmeti / Rudina Xhunga: Këto jetë nuk i mori vetëm fatkeqësia natyrore, por edhe korrupsioni

Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ka treguar eksperiencën e saj në operacionin e shpëtimit të Klajdi Qatos, i cili u nxor gjallë nga rrënojat e vilës “Palma” në zonën e Durrësit, por edhe për përjetimet pas tërmetit të fuqishëm që la pas qindra të plagosur dhe mbi 30 jetë të humbura.

Më tej, Xhunga theksoi se jetët e humbura nuk erdhën vetëm për shkak të fenomeneve natyrore, por edhe nga ndërtimet, të cilat sipas saj, janë ndërtuara me korrupsion.

“Jemi të paqetë tani. Sepse përpos momentit që po qajmë viktimat, po na dhemb një humbje e madhe, që ndodhi për shkak të fatkeqësisë natyrore dhe jo vetëm. Pse ndodhi? Mendoj se për respekt të ditës së zi nuk do flasim, por në ditët në vijim do të flasim, që nuk i mori këto jetë këto jetë thjesht fatkeqësia natyrore, por i mori korrupsioni. Korrupsioni është material, nuk është diçka virtuale, Korrupsioni mori jetë njerëzore. Pallatet që u ndërtuan, sepse ata kanë frikë, rrugët janë plot dhe ato kanë dalë. Në këtë vend nuk janë të gjithë pallatet të ndërtuara në mënyrë abuzive dhe korruptive. Vendet që ranë, ranë sepse kishin arsye të tjera, sepse ishin ndërtuar në tokën e gabuara, ndërtuan me para nën dore dhe me leje të poshtra, nga njerëz që duhet të mbajnë përgjegjësi, por nesër pas zisë”, tha Xhunga.

Gjithashtu ajo përgëzoi edhe ndihmën e shtetit të Kosovës, i cili u sensibilizuan i pari për këtë fatkeqësi natyrore që la pas shumë të vdekur.

“Atë që pashë unë e kanë parë të gjithë. Unë e pashë në orën 7 të mëngjesit. Është ndryshe kur e shokon direkt dhe të duket e pabesueshëm. Isha te vilma Palma dhe pashë nga afër situatën. Duhet të jemi solidarë, të dhembshur dhe të bëhemi pak më profesionalë, dreqi e mori! Kosova është gjysma jonë, erdhi dhe na dha dorën. Funksionojmë gjithmonë bashkë. Ne ishim në qendër të gjithë fqinjëve tanë. Këtu erdhën për të treguar se ti je njëri prej tyre. Ky ishte një moment për të treguar se jemi bashkë në të keqe dhe të mirë. Erdhi kjo fatkeqësi për të treguar se ne nuk jemi vetëm. Na trembi dhe na shokoi, për momentin në përcjellim të vdekurit tanë. Unë në shtëpi do rri, por nuk iu them njerëzve se futuni në shtëpi. Të tre e përjetuam një moment, të cilin po përpiqem ta harroj përjetimin e parë. Kur ra tërmeti zgjova vajzën nga gjumi. Pas tërmetit dolëm nga shtëpia“, theksoi Xhunga.