Extra Tetë martesat më të shkurtra të yjeve të showbiz-it (FOTO)

Tetë martesat më të shkurtra të yjeve të showbiz-it (FOTO)

Miley Cyrus mund të ketë menduar se po fillonte një jetë të re me burrin e ëndrrave të saj, por vetëm pas 8 muajsh martese, ylli i pop-it dhe Liam Hemsworth i dhanë fund lidhjes së tyre.

Një person i afërt me aktorin konfirmoi fundjavën e kaluar ndarjen e çiftit, ndërsa shtoi se ata do të përqendroheshin në karrierën e tyre. Por vetëm pak pas këtij lajmi, Miley u fotografua në krahët e 31-vjeçares Kaitlynn Carter teksa pushonin në Itali.

Por nëse mendoni se kjo martesë është mbyllur shpejt, duke pasur parasysh që zyrtarizimi është bërë vetëm në muajin dhjetor, atëherë gaboheni, kjo është për t’u respektuar. Shumë personazhe të tjetër të showbizit i kanë dhënë fund martesës së tyre edhe shumë më shpejt.

Madje, ka edhe nga ata që e kanë mbyllur atë para se “boja të thahej” plotësisht në certifikatën e martesës.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, martesa e tyre zgjati vetëm 8 muaj

 

Katy Perry dhe Russell Brand, martesa e tyre zgjati 14 muaj

 

Renee Zellweger dhe Kenny Chesney, martesa e tyre zgjati 128 ditë

 

Jennifer Esposito dhe Bradley Cooper, martesa e tyre zgjati vetëm 4 muaj

 

Kim Kardashian dhe basketbollisti Kris Humphries, martesa e tyre zgjati vetëm 72 ditë

 

Jennifer Lopez dhe koreografi Cris Judd, martesa e tyre zgjati vetëm 9 muaj

 

Pamela Anderson dhe profesionisti i pokerit Rick Salomon, martesa e tyre zgjati vetëm 60 ditë

 

Rekordin e mban aktori Nicolas Cage dhe artistja e make-up Erika Koike, të cilët u ndanë vetëm 4 ditë pas martesës.