Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat e pandemisë në 24 orët e fundit, ku nga 2723 testime kanë rezultuar pozitivë 563 qytetarë, ndërsa janë shënuar 8 humbje jete.
Testimet në laboratorët privatë
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga sot në komunikimin e përditshëm do të raportohen të gjithë testimet që kryhen në Shqipëri, bazuar në vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, pra do raportohet numri total i testimeve të kryera në strukturat publike bashkë me testimet e kryera në laboratorët e licensuar jo publik.
Rastet e reja
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,723 testime, prej të cilave 984 janë testime që janë kryer për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 563 qytetarë në 24 orët e fundit.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë, nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.
Mes viktimave, edhe një 33-vjeçare pa sëmundje bashkëshoqëruese
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 33-vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46-vjeçar dhe një 60-vjeçare nga Shkodra, një 65-vjeçar nga Prrenjasi, një 65-vjeçar dhe një 66-vjeçar nga Tirana, një 74-vjeçar nga Pogradec, një 76-vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
COVID-19 – Statistika (10 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 563
Të shëruar ne 24 orë 150
Të shtruar në spitale 367
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2723
Testime totale 143,804
Raste pozitive 25,294
Raste të shëruara 12,353
Raste Aktive 12,362
Humbje jete 579
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6034
Durrës 1037
Fier 949
Korçë 759
Shkodër 742
Elbasan 624
Lezhë 559
Vlorë 544
Berat 367
Kukës 300
Gjirokastër 322
Dibër 125