Aktualitet Pamje nga “vija e parë e zjarrit”, aty ku luftohet për të...

Pamje nga “vija e parë e zjarrit”, aty ku luftohet për të shpëtuar jetë

Kryeministri Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook pamje të situatës në spitalin Infektiv, apo Covid 1 ku trajtohen pacientët me Covid 19.

“EKSKLUZIVE nga vija e zjarrit, në brendinë e Spitalit Infektiv Covid 1, ku luftohet pa pushim për të mbrojtur e shpëtuar jetë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos. Më tej, sqaron se do të ketë edhe pjesë të tjera.

Shefja e Shërbimit të këtij spitali, Najada Çomo foli për punën që bën çdo ditë ajo vetë dhe stafi si dhe për mënyrat e reja të trajtimit të të sëmurëve. Çomo tha po ashtu se në këtë spital nuk kanë mbaruar kapacitetet.

“Ne bëjmë mjekime në bazë të udhërrëfyesve tonë, përdorim edhe plazmën imune konvaleshente përmes një aparature që ka ardhur tek banka e gjakut, barna të tjera kompelentare. Kapacitetet janë 120 këtu, nuk janë ezauruar. Ne keni shtretër të lirë këtu, por pacientët që janë më mirë i kalojmë në covid 3”.

Sa për pacientët në ambulance ata qëndrojnë aty jo se nuk ka shtretër, por ka një triazh që bëhet nëse i plotëson apo jo pacienti kushtet për të hyrë brenda”,- tha ajo.

Për të parë videon klikoni këtu.