Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.
Vendimi i presidentit Thaçi pason votimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, në kuvend, më 25 mars.
Me gjithë vërejtjet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se mandatimi i një kandidati nga një parti që nuk i takon partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje përbën shkelje kushtetuese, Thaçi tha se ai ka marrë një vendim në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
Presidenti i Kosovës tha se më 22 mars, kur kishte takuar të gjithë liderët dhe përfaqësuesit e partive politike, përjashtuar Vetëvendosjen, të gjitha subjektet politike kanë qenë në favor të formimit të qeverisë së re dhe kundër shpërndarjes së kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje. /REL