Nëpër disa portale, u tha se balerina Alba Hoxha dhe koreografi Albi Nako i kanë dhënë fund lidhjes, e cila përflitet prej kohësh, ndonëse është mohuar prej tyre. Së fundmi, u tha se “Alba u largua nga shtëpia e Albi Nakos”.
Në Instagram, Alba mohoi spekulimet nëpër portale duke thënë:
“Boll se ma shpifët, boll!!! As nuk kam qenë tek shtëpia e koreografit e as nuk do jem. Boll bëtë spekulime për ato dreq klikime.”
Në një prononcim për Revista Class, Alba shtoi: “Nuk kam jetuar KURRË në shtëpinë e Albi Nakos. Kam jetuar e vazhdoj të jetoj me familjen tim. Janë gjëra të pavërteta. Kam kuptuar se gjithçka bëhet për ca klikime më shumë dhe nuk po arrij dot të kuptoj pse nuk po merr fund. Në momentin që do të ketë diçka të re në jetën time private, do ta bëj publike, kështu që rrini të qetë!”