Sërish tragjedi në familjen Gjoka të Lezhës. Në Itali ka ndërruar jetë edhe djali 12-vjeçar i familjes, Enriko Gjoka, i cili po mjekohej në një spital në shtetin fqinj për shkak të shkallës së rëndë të djegieve.
Enriko Gjoka nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndihmës së mjekëve italianë. Pak ditë më parë, u nda nga jeta edhe nëna e tij, Alketa Gjoka 40 vjeçe. Ndërsa në fillim të muajit Gusht u ndanë nga jeta edhe vajzat e tjera të familjes Gjoka, Daniela 19 vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe.
Me humbjen edhe të Enrikos, shkon në 4 numri i viktimave nga tragjedia e Velipojës që ndodhi më 4 Qershor të këtij viti, kur në hotelin e familjes Gjoka pati shpërthim gazi.
Të katërt anëtarët e familjes Gjoka morën fillimisht mjekim në QSUT dhe më pas u dërguan në Itali për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së tyre të rëndë. Por fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk mbijetojë.