Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në Divjakë në kuadër të turit “Rrugëtim për Shqipërinë”.
Gjatë bashkëbisedimit, njëri prej fermerëve e falenderoi Bashën për ardhjen, teksa u shpreh se në Tiranë e akuzojnë se “fle gjumë”.
“Fillimisht të falënderoj që ke ardhur se thonë që kryetari fle gjumë”, tha fermeri.
Ndërkohë, kreu i demokratëve iu përgjigj: “Këta punë quajnë vjedhjen, po nuk vodhe këta thonë fle gjumë”.
Më tej, Basha u shpreh para fermerëve se ka zgjedhur të shohë krizën në sytë e tyre.
“Ju do pyesni mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merret me krizën politike! Unë kam zgjedhur ta shoh këtë krizë me sytë tuaj kam ardhur të ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale.
Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj”, tha Basha.
Shefi i opozitës premtoi dixhitalizim të bujqësisë dhe subvencione për fermerët.
“Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor. Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvencionet direkte. është fare e thjeshtë, sepse çipi nuk kërkon kafe
Nuk do shikoni inspektorë dhe inspektorate si grenza rreth mjaltit që vinë për t’ju zvarritur. Si arrihet kjo, duke zeruar koston me përjashtim të krahut të punës përmes subvencionit. Koncesionet dhe dhe PP-të do t anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve. Për fermerët, buxhet 100 milion euro nga krimi, nga Rrajët që diktojnë sot në qeveri”, tha Basha.