Thyhet bllokada për buxhetin 1.8 trilionë euro të Bashkimit Europian për periudhën 2021-2027, ku parashikohet edhe fondi për rimëkëmbjen nga kriza e pandemisë së Covid-19.
Marrëveshja u arrit pas një kompromisi me Hungarinë dhe Poloninë, dy vendet që kërcënuan deri në minutën e fundit së do të vendosnin veto mbi klauzolën që lidh financat me respektimin e sundimit të ligjit. Kjo do t’u kushtonte atyre miliarda euro nga BE-ja, pasi janë nën hetim për minimin e pavarësisë së gjykatave dhe mediave. Megjithatë dy vendet morën garanci se klauzola do të zbatohet vetëm për shpenzimet e ardhshme.
Kreu i Këshillit Europian, Sharl Mishel përmes Twitter-it e konsideroi historike këtë marrëveshje për buxhetin, që mbi të gjitha sipas tij, do të çojë në përparimin e planeve për tranzicionin e drejt ekonomisë së gjelbër dhe dixhitale.
Sipas marrëveshjes së Korrikut të arritur në parim mes vendeve të unionit, buxhetit 1.1 trilionë eurosh i shtoheshin edhe 750 miliardë të tjera për fondin e stimulimit. Buxheti parashikon miliona euro ndihmë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.