Aktualitet COVID-19 i merr jetën ish-rektorit të Universitetit të Elbasanit

COVID-19 i merr jetën ish-rektorit të Universitetit të Elbasanit

Akademiku dhe ish-rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Jani Dode, ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19.

63-vjeçari ishte i shtruar prej 2 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku dhe po merrte mjekimin e duhur, por fatkeqësisht nuk mundi ta mposhtë virusin.

Ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e ish-rektorit të universitetit të Elbasanit i ka shprehur dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj në Facebook.

“Me Profesor Janin kam pasur fatin dhe nderin të bashkëpunojmë dhe realizojmë së bashku shumë projekte dhe iniciativa të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit, si për rritjen e cilësisë ashtu edhe për fuqizimin e punës kërkimore shkencore,” – thuhej në postimin e ministres.