Trajneri i kuqezinjve, Kristian Panuçi në konferencën e sotme për mediat i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me precedentin “Lenjani”, të krijuar pasi futbollisti i Sionit nuk mori një ftesë për të përfaqësuar kombëtaren, pavarësisht formës së mirë që ka treguar në Zvicër.
Ermir Lenjani nëpërmjet një postimi në Facebook ia bëri të qartë Panuçi-t se nuk vjen më në Kombëtare, për sa kohë italiani do e drejtojë ekipin. Ky i fundit i është përgjigjur mbrojtësit të krahut duke thënë se i vjen të qesh me këto raste.
Lenjani tha që nuk vij më sa të jetë Panuçi. Mund të jetë si rasti Xhaka, që rikthehet?
“Lenjani është grumbulluar 6 herë, nga 9 grumbullime. Thirrja e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Lenjani nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuçit apo Dukës, por Shqipërisë. Më vjen të qesh, të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram, dhe ajo që mund të bëj, është të pranoj kërkesën e tij.”