Rajoni i Lombardisë në Itali publikoi një spot të ri ndërgjegjësues për qytetarët që të respektojnë rregullat në luftën kundër koronavirusit.
Protagonisti në këtë spot është Zlatan Ibrahimovic, i kërkuar me ngulm nga guvernatori i rajonit, Attilio Fontana. Sulmuesi i Milanit, që u infektua dhe u përball vetë me virusin duke u shëruar javën e kaluar u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën fizike nga lartësia e zyrave të guvernatorit rajonal.
“Virusi më sfidoi dhe unë fitova! Por, ti nuk je Zlatan! Mos e sfido virusin! Përdor mendjen dhe respekto rregullat, vendos maskën dhe mbaj distancën”, thotë sulmuesi suedez.
Autoritetet në Lombardi besojnë se zëri i një personazhi me shumë influencë, si Ibrahimoviç, mund të dëgjohet edhe më shumë sesa i një kryetari bashkie apo politikan. Kjo është shpresa…