Sport “Tifozët Kuqezi” dhe “Plisat”, në aksion për të ndihmuar të prekurit nga...

“Tifozët Kuqezi” dhe “Plisat”, në aksion për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Tifogrupi i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” kanë shprehur mbështetjen duke i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë teksa iu kanë bërë thirrje  të gjithëve që të bashkohen me këtë nismë.

“Pas tërmeteve të fundit, Tifozat Kuq e Zi janë mobilizuar, dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, vatrave të prekura. Ju njoftojmë se kemi filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara. Për të kontribuar edhe ti, ju lutem kontaktoni përfaqësuesin më të afërt www.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit.

Gjithashtu, Tifozat Kuq e Zi, shprehin gatishmëri që të japin ndihmën e tyre vullnetare, qoftë si pjesë e ushtrisë, kryqit të kuq, apo organizatave të tjera simotra që ndihmojnë njerëzit në nevojë”, shkruhej në njoftimin e tifogrupit.

Edhe tifogrupi më i madh i cili përkrahë Kombëtaren e Shqipërisë në stadium “Plisat” në një reagim në rrjetin social “Facebook” ka shprehur solidarizimin e tyre për tërmetin që ka përfshirë Shqipërinë. Ky tifogrup më në qendër Prishtinën ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar kombin tonë për ushqime, veshmbathje për familjet në nevojë.

Solidarizimi për tërmetin që ka përfshirë vendin tonë ka marr përmasa të mëdha.

Grupi i tifozëve të Kosovës, Dardanët”, kanë reaguar ndaj tërmeteve në Shqipëri, teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare kanë shkruar se po luten për shpirtin e viktimave, familjarët e tyre dhe çdo të prekur nga kjo ndodhi.

“Lutemi për shpirtin e viktimave, për familjet e tyre dhe për të lënduarit nga kjo tragjedi e rëndë. #MetyShqiperi”, shkruhet në faqen zyrtare të Dardanëve në rrjetin social Facebook