Klubi Tirana njofton në faqen zyrtare se ka shkarkuar trajnerin Emmanuel Egbo.
Dy humbjet radhazi, sidomos ajo në Kupë ndaj Korabit nuk janë suportuar nga drejtuesit e bardhebluve, të cilët vendosën të largojnë nga drejtimi i stolit të kryeqytetasve të trajnerit nigerian.
Klubi e falenderon Egbo për sukseset e arritura si trajner i Tiranës, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
“Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo”, shkruhet në njoftimin e klubit të Tiranës.