Extra Emocioni i një përqafimi mes nënës dhe vajzës

Emocioni i një përqafimi mes nënës dhe vajzës

Një nënë dhe vajzë, të emocionuara duke u përqafuar njëra-tjetrën përmes një ndarëseje plastike. Një cohë që i mbron prej koronavirusit, por në të njëjtën kohë, më në fund, edhe i afron.

Në këtë pandemi, përqafimet janë bërë të rrezikshme dhe ne jemi përpjekur ti shmangim për shkak të frikës nga infektimi, por kurrë si në këtë periudhë nuk e kemi ndjerë nevojën e tyre.

Dhe pikërisht për të përmbushur këtë nevojë, një shtëpi pensionistësh në Castelfranco Veneto ka krijuar një dhomë përqafimesh, ku pacientët dhe anëtarët e familjes mund të kenë kontakte fizike, duke qëndruar të mbrojtur, në mënyrë që të ruajnë mirëqenien e tyre psikologjike dhe emocionale gjithashtu.