Një grabitje me dhunë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, ku pre e saj ka rënë një kambist. Sipas të dhënave paraprake, autorët e krimit lëviznin me motor.
Fillimisht ata kanë ndaluar pranë kambistit dhe pa humbur kohë e kanë goditur me sende të forta në trup. Më pas i kanë marrë shumë e parave që ai kishte me vete dhe janë larguar me shpejtësi. Kambisti ka njoftuar policinë për të bërë një kallëzim. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë rreth autorëve të krimit.
Denoncimi ishte bërë më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u shpreh se qytetari dixhital e kishte njoftuar për ngjarjen në fjalë. Aty thuhet se grabitja ka ndodhur rreth orës 10:30 të paradites dhe vetëm 100 metra larg Komisariatit nr 3, në rrugën “Mine Peza”, Tiranë. Ngjarja në fjalë nuk është raportuar nga Policia e Tiranës, ndonëse kanë kaluar disa orë nga sulmi i përgjakshëm.
Denoncimi i Berishës
Përshëndetje Doktor, grabitet kambisti ne mes te ditës , ne zëmër te kryeqytetit, ne rrugën e mbushur plot me biznese dhe ne sy te qindra qytetarëve qe po kalonin ne atë moment dhe panë ngjarjen. Ngjarja ndodhi sot ne orën 10:30 dhe vetëm 100 metra larg komisariatit nr 3, ne rrugën “Mine Peza”. Policia vjen 15 minuta me vonesë dhe ambulanca edhe pse ishte njoftuar nuk erdhi fare! Mjerë ne ku jemi katandisur. Ishin 2 veta me motor me maska qe e kanë goditur. I dëmtuari është pronari exchange te kryqëzimi i rrugës “Mine Peza”.