Çfarë masash duhet të marrin ato që vuajnë nga çrregullimet e tiroideve në stinën e verës? Ndikimi i detit? Si kurohen këto çrregullime? Revista italiane “Panorama” i ka kërkuar Barbara Pirali-t, eksperte të endokrinologjisë, të ndihmojë në ndërtimin e disa udhëzimeve për të shmangur këto probleme gjatë pushimeve:
1. Uji i detit
Përsa i përket ndikimit që ka tek tiroidet, ajo që me të vërtetë ka rëndësi është sasia e jodit. Ndërsa ajo sasi e absorbuar me ajrin e detit në fakt nuk ndikon shumë. Pushimet në det i bëjnë mirë të gjithëve.
2. Kripa
Kush vuan nga hipertiroidizmi duhet t’i kushtojë vëmendje kripës së jodizuar. Është një element që ka efekt të mirë, por jo për ata të cilët kanë tiroide sepse punojnë shumë. Kripa gjithnjë duhet të përdoret në masë, dhe duhet bërë kujdes nga kripa që ndodhet në produktet ushqimore ose industriale, si patatet e skuqura, sallamrat etj.
3. Vaktet e ngrënies
Të gjitha krustacet dhe molusqet, të cilat konsumohen më shumë në verë, janë të gjithë ushqime të pasura me jod, ashtu si dhe algat. Për këtë arsye ato duhet të limitohen në dietën e atyre me hipertirode. Mos i konsumoni më shumë se një herë në javë.
4. Substancat stimuluese
Dihet se gjatë pushimeve, kush relaksohet, merr ndonjë kilogram më shumë. Pirja e duhanit, kafeinës dhe alkoolit përkeqësojnë simptomat e hipertiroidizmit të cilat duhet të mbahen nën kontroll gjatë gjithë sezonit.
5. Ilaçet
Disa medikamente mund të përmbajnë një sasi jodi tepër të lartë. Ato ilaçe që përmbajnë fjalën jod janë larguar nga qarkullimi përveç disa ilaçeve të caktuara për zemrën. Prandaj është e rëndësishme të konsultohemi gjithnjë me mjekun para se të merren këto ilaçe. Gjithashtu duhen kërkuar terapitë më të përshtatshme.
6. Dezinfektantët
Këto dezinfektantë që përdoren nga personat që kanë inflamacion, mund të përmbajnë bazë jodi dhe duhen shmangur nga personat që vuajnë nga hipertiroidet. E njëjta gjë vlen edhe për një kategori të caktuar dezinfektuesish për përdorim të përditshëm, si Betadina. Në çdo rast lexoni listën e përbërësve.
7. Produktet kozmetike
Për të shkuar në plazh është e papërmbajtshme dëshira për përdorimin e produkteve që premtojnë përmirësimin e lëkurës. Për fat të keq, jodi është element përbërës edhe i këtyre produkteve estetike, si kremi anti-celulit. Disa produkte të holluara përmbajnë edhe hormone tiroidesh dhe duhet patjetër të shmangen nga ata që kanë probleme. Kontrolloni gjithnjë listën e përbërësve.
8. Dielli
Dielli nuk shkakton problem speficike dhe nuk duhet shmangur, por duhet limituar për të evituar djegien e lëkurës. Nxehtësia e tejzgjatur mund të shkaktojë hipertension.
9. Aktiviteti fizik
Gjatë pushimeve është tendenca për të lëvizur më shumë dhe ndoshta duhet të shfrytëzohet ky rast për të bërë ushtrime fizike në ajër të pastër. Aktiviteti fizik duhet të moderohet në rastet kur hipertiroidizmi nuk është kuruar. Biles mund të provokojë gjendje takikardie që do të ndikojë drejtpërdrejt tek zemra. Duhet trajtuar fillimisht çrregullimi i tiroideve, më pas të angazhohemi me aktivitet fizik.
10. Suplementet
Kush i ka tiroidet tepër aktive, mund të përballet me shumë simptoma, përfshirë dhe humbjen e peshës. Në praktikë hipertiroidizmi sjell një përshpejtim të metabolizmi gjë që bën të mundur humbjen e peshës. Është pikërisht ky premtimi i shumë suplementeve, që në të shumtën e rasteve janë me bazë algash, pra të ndihmojnë të rikthesh kilogramët e humbur falë veprimit të jodit. Por këto produkte nuk janë natyrale. Veprimi i këtyre produkteve mund të zhvillojë disa forma të hipertiroidizmit edhe tek njerëzit e shëndetshëm .