Italia ka regjistruar edhe një numër shumë të lartë viktimash. Këtë të hënë janë regjistruar 812 viktima në shtetin fqinj, një rritje e vogël në raport me bilancin e të dielës ku pati 756 viktima.
Ndërkohë në total numri i të vdekurve në Itali ka shkuar në 11592.
E megjithatë ka edhe lajme të mira pasi kurba e te prekurve të rinj ka rënë ndjeshëm këtë të hënë me 1648 raste.
Një shifër shume e vogël në raport me atë të ditës së dielë kur u regjistruan 3815 raste të reja.
Shefi i Mbrojtjes Civile saktësoi se edhe numri i te shëruarve është për rekord, 1590 në 24 orë.
Italia ka kaluar kështu 100 000 të infektuar me koronavirus. Numri i saktë, ku përfshihen viktimat dhe të shëruarit, është 101 739.