Arrestohet drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula 36 vjeç.
Rreth orës 15:00 të ditës së sotme ai është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas i është komunikuar masa arrest me burg për shpërdorim detyre.
Konkretisht, sipas të dhënave të deritanishme nga ana e Krimit Ekonomik, dyshohet se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.