Sulmi i parë i këtij lloji pas 59 vitesh detyron mbylljen e plazheve në Sidnei
Vijon të jetë “lajm dite” sulmi i një peshkaqeni që shqeu një person në brigjet e Sidneit në Australi.
Gjithçka ndodhi aq shpejt përpara syve të pushuesve të tmerruar, sa e patën të pamundur t`i shkonin në ndihmë 35-vjeçarit mes thirrjeve të tij të pashpresa.
Vetëm një orë më vonë, rojet e plazhit do të nxirrnin nga uji gjysmën e trupit të të riut fatkeq.
Simon Nellist ishte zhytës profesionist; ai jetonte prej vitesh në Australi edhe pse familjen e kishte në Mbretërinë e Bashkuar dhe së shpejti do të martohej.
Dëshmitarët në vendngjarje rrëfyen se peshkaqeni 4 metra i gjatë kishte sulmuar “vertikalisht”.
“Ishte si një makinë që përplasej në ujë”, u shprehen ata teksa shtuan se grabitqari i ujit e kishte tërhequr viktimën me vete, duke i shkaktuar dëmtime katastrofike.
Ndaj, autoritetet në këtë vendi janë në kërkim të një peshkaqeni të bardhë i cili shqeu fatkeqin, sulmin i parë fatal i këtij lloj në Sidnei në 59 vjet.
Autoritetet po përdorin gjithashtu helikopterë dhe drone, raporton BBC.
Shumica e plazheve të qytetit u mbyllën të enjten dhe turistëve iu ndalua hyrja në ujë pas sulmit të së mërkurës.
Autoritetet thonë se njeriu u vra nga një peshkaqen i bardhë pranë Little Bay në lindje të Sidneit.
Sulmet e peshkaqenëve në Sidnei janë të pazakonta pasi qyteti ka pasur prej kohësh rrjeta dhe pengesa të tjera në det.
Ambulancat u thirrën në Little Bay Beach pranë periferisë Malabar të mërkurën, ku mbetje njerëzore u gjetën në det, tha policia. Little Bay dhe disa plazhe të tjera aty pranë tani janë të mbyllura për larësit.
Në kohën e sulmit të së mërkurës në orën 16:30, sipas kohës lokale, kishte dhjetëra njerëz që notonin, vozisnin dhe peshkonin në shkëmbinjtë aty pranë, sipas Sky Neës Australia.
“Një njeri po notonte dhe një peshkaqen erdhi dhe e sulmoi,” tha një dëshmitar për Nine News.
Një tjetër vëzhgues që ishte duke peshkuar në atë kohë tha për ABC News se notari fillimisht bërtiti dhe më pas kur zbriti poshtë për të parë se çfarë po ndodhte, pa vetëm shkumë dhe trazim në ujë.
“Burri shkoi për të notuar, duke shijuar ditën, por peshkaqeni i mori jetën”, tha ai ende i tronditur.
Pamjet shqetësuese të sulmit janë publikuar në rrjetet sociale.
Njëra prej tyre tregon vetë sulmin.
A great white shark mauled a swimmer on a beach in #Sydney #Australia.
The swimmer was mauled by a 4.5-meter great white shark. Later, rescuers found human remains in the water. This is believed to be the first fatal shark attack in Sydney in nearly 60 years. pic.twitter.com/5CS29qc9mD— NEWS/INCIDENTS (@Brave_spirit81) February 17, 2022