Bota Rusët po ndërtojnë një urë taktike në kufirin me Ukrainën (FOTO)

Rusët po ndërtojnë një urë taktike në kufirin me Ukrainën (FOTO)

Imazhet satelitore vazhdojnë të tregojnë aktivitet të shtuar ushtarak në Bjellorusi, Krime dhe Rusinë Perëndimore, duke hedhur poshtë pretendimet e Moskës se po tërhiqte trupat nga kufiri i Ukrainës.

Në imazhet satelitore të dy ditëve të fundit, shihen rrugë të reja dhe një urë taktike në ndërtim, përgjatë lumit Pripyat, një lumë kyç në Bjellorusi, më pak se 6-7 km nga kufiri ukrainas.

Disa burime të CNN e quajnë një forcim të trupave ruse dhe një mbështetje për një pushtim të mundshëm, duke u drejtuar drejt Kievit.

Njësitë e artilerisë vetëlëvizëse, u kapën gjithashtu duke kryer stërvitje në Bjellorusi.

Imazhet tregojnë vendosjen e helikopterëve sulmues tokësorë në lokacionet përpara në Bjellorusi. Një spital i ri, i madh fushor ishte gjithashtu i dukshëm në imazhet më të fundit satelitore të shpërndara nga Maxar.

Imazhet e reja satelitore të kapura nga një kompani private amerikane treguan një trupë “të rëndësishme”, si dhe njësi të forcave tokësore që ishin vendosur së fundmi në një aeroport në Bjellorusi, duke u larguar nga vendet e tyre.

Aktivitetet e ndërtimit monitorohen nga afër nga inteligjenca perëndimore dhe udhëheqësit ushtarakë. Nuk është e qartë nëse po veprojnë rusët apo aleatët e tyre bjellorusë, me të cilët po bëjnë stërvitje të përbashkëta.

Zonat ku Rusia ka shtuar forcat e saj ndodhen kryesisht në veri dhe verilindje të Ukrainës. Ai përfshin gjithashtu një bazë të madhe ajrore në juglindje të Ukrainës dhe në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.