Ekonomi Toka përmban rreth 1 miliardë ton diamante, por janë të paarritshëm. Ja...

Toka përmban rreth 1 miliardë ton diamante, por janë të paarritshëm. Ja pse

Diamantet aq të rrallë dhe të shumë kërkuar nuk janë kaq të pakët sa e mendonim në tokë.

Sipas një studimi, në Tokë mund të ketë rreth 1 miliardë ton diamante, të cilat fshihesh shumë thellë, 160 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Kjo thellësi deri më tani konsiderohet si e paarritshme, pasi maksimumi i shpimeve të bëra në tokë ka arritur deri në 12 kilometra.

Për ta kuptuar më saktë se ku mund të gjenden këto minerale të çmuara duhet ti referohemi pllakave tektonike.

Pllakat tektonike përbëjnë ndarjen mes litosferës (pjesës së sipërme të tokës e përbërë nga korja dhe manteli i ngurtë) dhe pjesëve të tjera që konsiderohen si enigmë.

Sipas studimit të ri, shkencëtarët vlerësojnë se pjesët më të thella, të quajtura “rrënjë kratonike”, të karatoneve të tilla mund të përbëhen nga 1 për qind deri në 2 për qind diamante.

Duke marrë parasysh vëllimin e përgjithshëm të rrënjëve kratonike në Tokë, ekipi llogarit se rreth një miliard miliardë ton diamante janë shpërndarë brenda atyre shkëmbinjve antikë.

Në sipërfaqen e Tokës ato shumë pak, diamante që mund të gjejmë arrijnë përmes vullkaneve të quajtura “oxhaqe kimberlite” të cilat janë gjetur në kufijtë e rrënjëve kratonike, si në disa pjesë të Kanadasë, Siberisë, Australisë.