Tom Cruise po ndërton një fshat ku supozohet të mos ketë asnjë të infektuar, në një vend të braktisur në Oxfordshire, në mënyrë që xhirimet për Mission Impossible 7, të mund të rifillojnë.
Aktori dhe producenti, 57-vjeçar, si dhe kasti i filmit do të qëndrojë në rimorkiot VIP Winnebago në mënyrë që ata të mund të punojnë nëpër skenën e rrethuar që do të mbrojnë ekuipazhin nga infektimi me koronavirus.
Premiera e “Mission Impossible 7” është shtyrë nga korriku 2021 deri më 19 nëntor 2021, pasi pandemia e koronavirusit e detyroi filmin të zhvendosej nga Venecia në Mbretërinë e Bashkuar, dhe përfundimisht të ndalojë prodhimi.
Një burim për The Sun është shprehur: “Filmi tashmë është vonuar shumë dhe nuk ka asnjë shenjë që gjërat të shkojnë përsëri në normalitet tani, kështu që kjo është një mënyrë që gjërat të lëvizin përsëri shpejt dhe në mënyrë të sigurt”.
Është gjithashtu e vështirë për të marrë dhoma hoteli në këtë moment pasi shumica e tyre janë mbyllur për të një kohë të pacaktuar, kështu që ekipi do të jetojë bashkë në këtë kamp deri sa të përfundojë xhirimet.